FOTO/ “Deri tani vetëm unë mund ta kem“, suksesi në Tiranë e shtyn Murinjon të bëjë tatuazhin unik

Zhoze Murinjo është i pari dhe i vetmi trajner që deri më tani ka arritur të fitojë të tre trofetë e kompeticioneve të UEFA-s. Pas Champions League-s dhe Europa League-s, portugezi fitoi më 25 maj në “Air Albania” trofeun e parë të Conference League-s. Një sukses i madh për Romën u arrit në Tiranë, çka shtyu Murinjon ta pikturojë këtë çast përjetësisht në trupin e tij.

“Special one” ka bërë së fundmi një tatuazh unik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”. Megjithëse frymëzimi erdhi nga trofeu i fituar me Romën në Shqipëri, në supin e tij përveç Conference League-s, ka rreshtuar edhe dy kupat e tjera europiane të fituara në karrierë. Ashtu siç edhe ai vetë e shpjegon, në respekt të klubeve ku ka punuar më parë, ka vendosur të bëjë tatuazh tre trofetë, ndërsa në të gjenden edhe ngjyrat e ekipeve me të cilat i ka fituar.

“Ky është tatuazhi im. Gëzimi i popullit romak më shtyu ta bëja këtë. Më pas mendova për diçka të veçantë, diçka që do të nderonte të gjitha klubet ku fitova kompeticionet europiane. Në të njëjtën kohë, doja një tatuazh unik, të cilin deri tani jam i vetmi që mund ta bëj… Alberto më tregoi disa propozime, thjesht ndryshova disa detaje. Këtu është tatuazhi im”, shkruan Zhoze Murinjo përkrahë fotos së tatuazhit të shpërndarë në rrjetin e tij social./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online