VIDEO/ Mbrojtësi i Chelseat bën figurë amatori, shënon autogol qesharak në miqësoren në SHBA

Chelsea ka fituar takimin e parë miqësor që ka zhvilluar në SHBA. Blutë e Londrës mposhtën me rezultatin 2-1 Club America-n. Në fakt, të tre golat e ndeshjes mbajnë firmën e lojtarëve të klubit anglez.

Werner dhe Mount shënuan në përkatësisht në minutën e 55 dhe të 83-të. Ndërsa për në minutën e 60, ndoshta ende i dehur nga goli i avantazhit të pak çasteve më parë, Reece James e dërgon topin në portën e tij.

Mbrojtësi i Chelsea-t bën një figurë amatori, teksa pason pas për portierin, por pa e parë pozicionin ku ndodhej ky i fundit. Topi shkon në pjesën e boshatisur të portës, duke shënuar kështu një autogol qesharak në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online