Shqipëria do të ndeshjet në një miqëore me Arabinë Saudite më 26 tetor. Federata Arabe e Futbollit ka vendosur që kjo përballje të jetë “top secret”, teksa nuk ka lejuar transmetimin e saj. Arsyeja? Kombëtarja arabe po përgatitet për Kupën e Botës 2022 dhe nuk dëshiron që kundërshtarët të marrin informacion për mënyrën e saj të lojës.
Florian Riza ka reaguar në lidhje me këtë temë në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”. Ish-futbollisti shprehet i çuditur se si një ekip dëshiron të qendrojë i fshehur përpara gjithë botës. “Nuk e kuptoj dot pse një ekip do të rrijë i fshehur përpara gjithë botës. Më duket e çuditshme. Nuk e kuptoj dot”, ka thënë Florian Riza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/