Rasti që po çmend Bylisin! Arbitri vërshëlleu pasi Beji doli para portierit të Vllaznisë, Pregja i drejtohet Kapllanajt: Ti nuk e dije ku i binte stadiumi i Ballshit

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit ka lënë pas shumë polemika. Në Ballsh ndihen të vjedhur nga arbitrat, duke i akuzuar për vendime dashakeqe në kurriz të tyre. Një rast që po çmend Bylisin është edhe ai i minutës së 53-të. Beji del ballë për ballë me portierin e Vllaznisë, por gjyqtari vërshëllen sapo sulmuesi hyn në zonë dhe akordon një faull për mallakastriotët, duke mos lejuar avantazhin.

Vendimet e arbitrit kanë sjellë debate edhe në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku është prezent edhe Agron Kapllanaj. Presidenti i Nderit i Bylisit ka sulmuar Bujar Pregjën gjatë moviolës së ndeshjes. Kapllanaj është shprehur se Bylisi është dëmtuar nga arbitrat kundër Vllaznisë pasi Pregja ka konflikt interesi. Më tej ka shtuar se ish-gjyqtari i njohur është kundër Bylisit, të cilin e ka dëmtuar edhe në kohë kur ka qenë vetë arbitër në fushën e lojës.

Nuk ka vonuar as replika e Bujar Pregjës, i cili është shprehur: “Ku e di ti si e mbaja unë Ballshin. Ti atëherë nuk ke qenë fare në futboll. Nuk e dije ku i binte stadiumi i Ballshit”. Ndërkohë Agron Kapllanaj ka vijuar me fjalët: “Ai duhet të tërhiqet, sepse unë s’kam lënë ndeshje pa parë në çfarëdo lloj niveli ku ishte Bylisi“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online