Fondi Publik i Investimeve në Arabinë Saudite vijon të investojë shifra marramendëse në sport. Pas blerjes së Newcastle-t, të cilin tashmë po e dërgojnë në nivelet më të larta në Premier League. Por nuk ndalen me kaq. Po nga i njëjti burim parash tashmë kërkohet blerja e një prej sporteve më popullorë në botë.
Bëhet fjalë për Formula 1. Bëhet me dije nga mediat se një shifër e çmendur prej 18 miliardë eurosh ka mbërritur në tryezën e “Liberty Media”, por është refuzuar. Arabët duket se nuk kanë si të shpenzojnë paratë, teksa deri më tani kanë shfaqur hapur dominimin në futbollin europian, ku kanë ngritur në nivele të larta skuadra si Manchester City, PSG dhe Newcastle-n. Mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë rezistimi i kreut të Formula 1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/