Apolonia “prodhon” talente”, presidenca e ka harruar!

 

Klubi fierak një shkollë futbolli, por tashmë e kanë braktisur edhe tifozët

Mikel Mbriçaj

Te skuadra fierake ka filluar të ketë lëvizje në këtë periudhë të merkatos dimërore. Drejtuesit e klubit për të rregulluar anën financiare nuk po pyesin më për objektivat vjetore të skuadrës dhe po nxjerrin në shitje duke larguar drejt ekipeve të tjera lojtarët më cilësor të sajë. Kështu pas Kejdi Bares që sot luan te Atletiko Madritit, Realdo Filit te Partizani së bashku me Sodiq Atandën, Elvi Berishës e Myrto Uzunit te Laçi, radha i erdhi një tjetër futbollisti të ekipit fierak, kavajasit Blerim Krasniqi. Shumë prej lojtarëve të sipërpërmendur vërtet nuk janë fierak, por Apolonia ka qenë “trampolinë” për të ardhmen e tyre. Sidoqoftë, ikja e sulmuesit më të mirë të grupit B në Kategorinë e Parë ku militon edhe ekipi fierak nuk është pritur mirë si nga trajneri Kashami që duhet të vrasë mendjen me kë do ta zëvendësoj sulmuesin ashtu dhe nga specialistët e tifozët e qytetit të Fierit të cilët kanë vite që kanë bojkotuar stadiumin.

DREJTUESIT – Për Apolonin nuk interesohet më askush. Madje as edhe aksionarët e saj Kokëdhima dhe Subashi që është njëkohësisht dhe Kryetari i Bashkisë së qytetit të Fierit. Pas largimit të sulmuesit të ri, por të talentuar, kavajasit Blerim Krasniqi në drejtim të skuadrës së Skënderbeut, trajneri Ndriçim Kashami flet për afrimet e fundit: ”Janë afruar Kumaraku nga Bylisi që është ende në provë, por edhe Bledi Fejzaj nga të rinjtë e Lushnjës, edhe ky në testim. Po përgatitemi që gjatë kësaj jave të zhvillojmë edhe dy ndeshje miqësore që do të jenë të parat për vitin 2018, me Egnatian nesër dhe të shtunën me Dinamon”, – ka përfunduar trajneri kavajas i Apolonisë Ndriçim Kashami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *