Tirana, orë vendimtare për Dokën e Ngonë

0

Te bardheblutë po diskutojnë se cili nga lojtarët do të largohet këtë merkato janari. Për anësorin, Kroacia e Zvicra destinacionet e mundshme

Olsi Avdiaj

Albi Doka, Majkëll Ngo, Erjon Hoxhallari e Toni Mauexhe! Të katër janë në qendër të vëmendjes në merkaton e Tiranës. Të katërt kanë 50 përqind mundësi që të largohen nga bardheblutë. Aktualisht asnjë prej lojtarëve nuk ka dhënë shenja ikje nga ekipi i Tiranës, ndonëse janë orë vendimtare për dy lnga lojtarët kryesorë të ekipit Albi Dokën dhe Majkëll Ngonë. Në klubin bardheblu janë duke punuar për transferime të mundshme që gjithsesi, zor se do të ndodhin deri në ditën e grumbullimit të ekipit, pasi trajneri Ze Maria ka kërkuar që të njihet zyrtarisht me situatën.

Albi Doka – Një mësymje e fundit nga ana e shumë skuadrave, duke filluar që nga Zvicra, Italia, Franca, Kroacia, por edhe  Skënderbeu janë në garë për Albi Dokën. Duket se Skënderbeu e Tirana po afrohen sërish për një marrëveshje të mundshme mes dy palëve. Për Dokën, lista e kërkesave është shumë e gjatë, por ende asnjë skuadër nuk plotëson dëshirat e Tiranës, që kërkon 300 mijë euro për futbollistin e ekipit Shpresa. Mes Skënderbeut dhe Tiranë do të ketë dhe një takim në Turqi, pasi dihet se ekipet do të jetë shumë pranë njëra-tjetrës gjatë qëndrimit në Antalia.

Majkëll Ngo – Sulmuesi anglez mund të largohet nga Tirana në muajin janar, pasi për të në klub ka ardhur një ofertë e rëndësishme. Plot 150 mijë euro janë ofruar për 25-vjeçarin, që me bardheblutë këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës pesë herë. Sigurisht që drejtuesit në rast se e shesin ish-lojtarin e Liverpulit, do të tentojnë të afrojnë një tjetër që ta zëvendësojë atë, ndaj edhe po vëzhgohet në tregun e huaj. Në fakt është një ekip belg është duke menduar për gjigantin anglez të Tiranës dhe deri më 16 janar gjithçka do të sqarohet në detaj.

Toni Mauexhe – Mund të lërë Tiranën për një ekip në Egjipt! Skuadra që është e interesuar për ugandezin është Al Nasr! Egjiptianët kanë ofruar në shumë të madhe parash për lojtarin e Tiranës. Më saktë 200 mijë euro. Aktualisht skuadra është në tre vendet e fundit të kampionatit egjiptian, ose më saktë në vendin e 16-të dhe nuk ka ndonjë histori të madhe në futbollin e këtij shteti. Thuhet se Tirana është shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për të shitur futbollistin ugandez në Egjipt. Ky i fundit do të hapte vendin e caktuar në mesfushë për Mugunën që është pjesë e bardhebluve. Largimi i Mauexhes do të sillte shumë para në arkat e klubit dhe do të ulte shpenzimet e rrogës te bardheblutë.

Erjon Hoxhallari – Është futbollisti i fundit që mund të ikë nga skuadra. Ekipet që e kërkojnë mbrojtësin e majtë janë ato kroate dhe Skënderbeu e skuadra të tjera shqiptare me Kukësin. Gjithsesi, asnjë lojtar ende nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për të vendosur largimin apo jo nga skuadra. Me të gjitha gjasat më 12 janar, do të dihet më shumë përsa i përket largimeve nga ekipi bardheblu. Fakt është se nëse nuk firmos rinovimin, Hoxhallari largohet me parametër zero nga bardheblutë në fund të sezonit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.