Apolonia “poker” ndaj Elbasanit, fitojnë Pogradeci me Veleçikun

Sot u zhvilluan katër ndeshje mbijetese në Kategorinë e Parë. Shënkolli në Grupin A dhe Tomori në Grupin B ishin pushim këtë javë. Në Grupin A, Veleçiku mposhti Vorën e vendit të fundit me rezultatin 2-1.

Sfidë e fortë në Burrel me vendasit dhe Ilirinë që u ndanë në barazim 1-1. Miqtë nga Fushë Kruja ishin shumë afër fitores, por një gol i Stanës në minutat shtesë barazoi rrjetën e Turkajt.

Në Grupin B, fituan të dy ekipet vendase. Apolonia “shkatërroi” Elbasanin në shtëpi m erezultatin 4-1. Trepikësh i rëndësishëm për ekipin fierak, ndërsa fitore arriti edhe Pogradeci. Një gol i Peres i dhuroi tre pikë liqenorëve përballë Turbinës së Cërrikut.

 

KATEGORIA E PARË – Java 20

GRUPI A / Play-out
Të dielën, 17 mars 2019

Veleçiku-Vora             2-1
Shënues: Lami 56′, Çokaj 66′

Burreli-Iliria                1-1
Shënues: Stana 90+2′ / Turkaj 6′

Shënkolli pushim

GRUPI B / Play-out
Të dielën, 17 mars 2019

Pogradeci-Turbina      1-0
Shënues: Pere

Apolonia-Elbasani       4-1
Shënues: Gjata, Vladisavjeviç, Hysenshahaj, Prifti / Mici

Tomori pushim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *