Apolonia, pas largimit të Marjol Mihos, u drejtua në një ndeshje nga Mariglen Kule dhe tanimë fierakët janë në kërkim të një trajneri. Në fakt e kanë piketuar prej kohësh dhe tanimë mbetet për t’u zbuluar se kush do të vihet në krye të bardhejeshilëve.
Administratori Olsi Bregu, së bashku me menaxherin e klubit, Erjon Hamitaj, kanë kaluar në “lupën” e tyre shumë emra dhe janë të bindur për të bashkëpunuar me trajner të huaj. Gjasat janë që të jetë ballkanas.
Nga ajo që mëson “SportEkspres.com”, ditën e diel pritet të bëhet i ditur edhe emri i trajnerit të ri. Fierakët kërkojnë të ndryshojnë ritmin e rezultateve në pjesën e dytë të sezonit dhe për këtë drejtuesit po mundohen të bëjnë lëvizjet e duhura.
Deri më tani janë larguar katër futbollistë, ndërkohë që mund të ketë edhe ndonjë “firo” tjetër. Me interes pritet të mësohen afrimet që do të bëhen tek Apolonia dhe që do të konsultohen edhe me trajnerin e ri.