Apolonia e mbylli sezonin, të rinjtë mbajnë në lojë futbollin fierak

Apolonia për të rritur e ka pushim javën e 26-të në Kategorinë e Parë, por këtë fundjavë epiqendra e futbollit fierak janë ekipet e moshave U19 dhe U17. Në Kategorinë e Parë, 19-vjeçarët fierakë presin në Fier moshatarët e Lushnjes, e duke qenë 1 pikë para tyre ata kanë më shumë shanse për t’u ngjitur në Superiore.

Apolonia U17 luan me Football Republic në Tiranë, skuadër që kryeson me 3 pikë nga Apolonia. Klubi fierak kërkon mbështetjen e tifozerisë në këtë ndeshje dhe ka bërë edhe njoftime për të ushëtuar drejt kryeqytetit.

“Finalet e sezonit!  Dy autobusë falas drejt Tiranës, nisja në orën 07:00 te stadiumi ditën e diel! Ekipet e moshave këtë javë duan mbështetje më shumë se gjithë sezonin, sepse java e fundit e kampionatit vlen sa vetë sezoni!

Ekipi U-17 do të luajë ndeshjen finale kundër “Football Republic” në Tiranë, ndërsa në “Loni Papuçiu” ekipi U-19 do të presë Lushnjen!”, kështu shkruhet në postimin që klubi fierak ka bërë në faqen zyrtare në Facebook.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *