Anglezët vijnë në Elbasan

Renato Hyshmeri me shumë gjasa do të luajë me verdheblutë sezonin e ardhshëm

Anglezët që kanë blerë aksionet e KF Elbasanit, do të vijnë ditën e sotme në Elbasan enkas për skuadrën. Burime të “Sport Ekspres” pranë klubit elbasanas konfirmojnë për gazetën se sot përfaqësues të kësaj kompanie do të vijnë në qytet për t’u njohur më nga afër me punët e klubit. Duke qenë se janë bërë pronarë në masën 100% të aksioneve dhe investimi është në dorë të tyre, tani të gjithë i kanë sytë nga të huajt që kanë marrë përsipër të rimëkëmbin klubin e futbollit. Deri më tani janë marrë me procedura dhe letra pa fund, por ardhja e tyre në Elbasan në këto momente duket sikur ka lidhje direkt me klubin. Dihet që një nga problemet më kryesore që ka pasur Elbasani sezonin e kaluar ka qenë ana financiare dhe vizita e tyre në qytet nënkupton garancinë që do t’u japin lojtarëve dhe stafit në këtë aspekt. Nuk dihet nëse në axhendë do të kenë edhe ndonjë vizitë në seancën stërvitore, apo thjesht do të vijnë për të mbyllur ndonjë detaj që u ka mbetur pezull me klubin e futbollit.

MERKATO – Elbasani është duke vijuar me merkaton gjatë kësaj periudhe, pasi në skuadër janë afruar disa futbollistë të rinj që fillimisht kanë kaluar periudhën e provës dhe pritet të jenë pjesë e Elbasanit për këtë sezon. Gjithsesi, është larguar mbrojtësi Aldo Bella që iu bashkua ekipit gjatë javës që sapo lamë pas në stërvitje, por gjithsesi nuk ka preferuar që të qëndrojë me verdheblutë për këtë sezon. Ndërkohë, një afrim i ri mund të konsiderohet edhe Renato Hyshmeri, i cili ka dalë në stërvitje me Elbasanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online