Angelovski, i pakënaqur: Bëmë më shumë se Shqipëria!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski, për “Supersport”, u shpreh: “Ishte një ndeshje interesante, mes dy skuadrash mjaft cilësore. E kërkuam fitoren, bëmë më shumë se kundërshtari. Pësuam gol të parët, por reaguam dhe mund të fitonim. Shqipëria humbi rast të pastër me Sadikun, por më pas ne patëm shumë raste, ndaj nuk mund të jem i kënaqur me barazimin. Ne po punojmë me një plan afatgjatë, skuadra është e re dhe shohim nga e ardhmja.

Kemi përballuar mirë gjithë skuadrat e klubit dhe kjo është diçka shumë e mirë, duhet të na shpërbejë si një udhërrëfyes për të ardhmen. Kushtet ishin perfekte, nuk pati asnjë problem. Nuk është mirë të merremi me faktin që u luajt në Strumica, u takon të tjerëve të vendosin. Edhe ndeshjen e vajtjes e luajtëm në Shkodër, ndaj nuk duhet të përbëjë problem të madh që nuk u luajt në Shkup. E kam në aspektin sportiv këtë përgjigje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *