Duka: Nuk e meritonim fitoren, organizimi…

Armand Duka foli për “Supersport”, pas ndeshjes. Presidenti i FSHF-së tha: “Nga pikëpamja organizative nuk e prisja të shkonte kaq mirë. Shkoi gjithçka në mënyrë perfekte, edhe pse ishte disi larg. Asnjë incident, asnjë problem, fusha shumë e mirë, kushte mjaft të mira në tërësi. Vetëm udhëtimi ishte shumë i gjatë, por nuk është një problem i madh. I bëj komplimente skuadrës, luajti mirë. Të jem i ndershëm, nuk meritonim të fitonim. Mund të merrnim pikët e plota, mund edhe të humbnim, por duhet të jemi të kënaqur me këtë barazim, sepse na afron ndjeshëm me vendin e tretë. A mund të luhet në Shkup në të ardhmen? Nuk është pyetje për mua dhe ndoshta as për autoritetet maqedonase. Janë gjëra në dorë të shtetit maqedonas, nuk na takon të flasim, edhe pse nuk është normale që të thuash se nuk garanton dot qetësi në kryeqytet dhe shkon në një qytet tjetër. I kënaqur me trendin që po ruan Shqipëria? Asnjëherë nuk duhet të jesh i kënaqur me atë që bën. Mund të merrnim më shumë pikë, këtë jam i bindur, ndërsa për vendin e dytë zor se mund ta arrinim. Duhet të jemi të kënaqur me vendin e tretë, duhet t’i japë forcë skuadrës për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online