Andy Ruiz Jr vs Anthony Joshua në dyshim, në Arabinë Saudite vazhdojnë vrasjet

Arabia Saudite ka një histori të njohur në mbarë botën, kur vjen puna tek cënimi i të drejtave të njeriut. Lajmi më i freskët është vrasja e gazetarit Jama Khashoggi, që sapo ishte tërhequr nga detyra e konsullit ne Stamboll. Pra sa herë që një event mbahet në Arabinë Saudite, frika është një ndjenjë e pashmangshme. E njëjta gjë ndodhi me Superkupen italiane të vitit 2018, të zhivilluar ne Jeddah. Politikanët italianë si dhe aktivitistët e të drejtave të njeriut, ka qenë absolutisht kundër këtij vendimi.

Diskutimi i ashpër është kthyer sërish në eventin më të madh të botës së sportit. Ndeshja e dytë mes boksierëve Andy Ruiz dhe Joshua pritet të thyejë të gjitha rekordet. Pritet të shihet sesi do të reagoje ish kampioni i botës Anthony Joshua, i cili humbi një ndeshje, që për të gjithë do të ishte më e lehta për të. Andy Ruiz ka shfaqur pakënaqësitë e veta kundër këtij eventi, të cilën ai vet donte të zhvillohej në Las Vegas.

”Kjo ndeshje duhet të ishte në Vegas dhe jo në Arabinë Saudite. Nuk kam asnjë problem me qeverine arabe, por në Instagramin dhe telefonin tim më kanë ardhur shumë mesazhe nga kriminelë të ndryshëm, duke më kërcënuar me jetë familjen dhe mua personalisht. Shpresoj që ky event të jetë 100% i sigurtë.”

Se cfarë pritet të ndodhë, këtë nuk mund ta themi me siguri megjithatë qeveria e Arabise Saudite ka dalë garant, se asnjë gjë jonormale nuk ka për të ndodhur./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online