Andre Silva bën fenomenin, Sevija shpërfytyron Realin

Duhej të ishte mbrëmja kur Reali i Madridit mund të merrte i vetëm kryesimin e La Liga-s. “Los Blancos” nuk përfituan nga humbja e Barcelonës me Leganes, përkundrazi u paraqitën edhe më dobët, duke humbur 3-0 në fushën e Sevijas.

Një shpërfytyrim për skuadrën e Lopeteguit, që pësoi humbjen e parë në stolin e Realit, por ku më tepër se rezultati, problematike ishte paraqitja tejet e dobët. Tre gola të pësuar në pjesën e parë të lojës, diçka që në mbretërorëve nuk u ndodhte në kampionat prej nëntorit të vitit të largët 2003, edhe në atë rast pikërisht përballë Sevijas në “Ramon Sançez Pizhuan”.

Ylli i mbrëmjes ishte Andre Silva, sulmuesi i larguar si i panevojshëm nga Milani, por që po shkëlqen te Sevija. Portugezi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, ndërsa katër minuta më pas e mposhti sërish portierin Kurtua.

Për të mbyllur çdo diskutim dhe për të vulosur kapitullimin e Realit të Madridit mendoi Ben Jeder me golin e fitores 3-0. Mbrëmja negative e kryeqytetasve u konfirmua edhe nga episodi i minutave të para të pjesës së dytë, kur goli i Luka Modriç u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR, për pozicion jashtë loje milimetrik.

Pas atij momenti, madrilenët u dorëzuan, edhe sepse për më tepër se 15 minuta në fundin e ndeshjes luajtën në inferioritet numerik, pas dëmtimit të Marselos, që nuk mund ta vazhdonte lojën. Reali u largua me kokën poshtë nga “Ramon Sançez Pizhuan”, në ndeshjen e parë të këtij sezoni ku nuk arriti të shënonte gol.

Në takimin tjetër, Valencia u frenua në barazim 1-1 në shtëpi nga Selta Vigo, ku golit të avantazhit të vendasve me Batshuajin, i’u përgjigj Iago Aspas në minutat e fundit të lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online