Andoni gjen golin në Greqi, Ndoj dhe Breshia “blindojnë” kreun

Fatjon Andoni ka qenë autori i një goli në takimin, ku skuadra e tij Larisa fitoi me rezultatin 2 – 1 ndaj Asteras Tripolis. Mesfushori shqiptar goditi saktë një 11-metërsh që filloi përmbysjen e klubit vendas, që me tre pikët e marra rrit ndjeshëm shanset e mbijetesës.

 

Zhvendosemi në Itali, ku Breshia e Emanuele Ndojit mundi në “mysafirët” e Foxhias me rezultatin 2 – 1. I riu shqiptar e nisi si titullar këtë takim dhe u zëvendësua në minutën e 79-të. Skuadra italiane është favoritja për t’u ngjitur në Serie B dhe këtë e dëshmojnë pozitat në kreun e tabelës.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *