Futbollistët shqiptarë mbeten shumë të preferuar në Zvicër dhe emri i fundit që transferohet në Superligë është Andi Qerfozi.
Sulmuesi, i cili është në xhiron e Shqipërisë U-21, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Grasshopersin.
Në sezonin e fundit Qerfozi shënoi 24 gola në divizionin e pestë me FC Krojclingenin. Fillimisht ishte raportuar për transferim të sulmuesit te FC Mynsingeni, por “Thurgaer Zeitung” shkruan se Grasshopers ka ndërhyrë, duke marrë talentin shqiptar, i cili më parë ka qenë te Sant Galleni dhe Vili, por tani shpreson të jetë gati për hapin e madh të karrierës.