Kristal Abazaj ka kaluar një periudhë të vështirë në Belgjikë deri më tani, por duket se gjërat po nisin të marrin për mbarë. Anderlehti e ka grumbulluar sulmuesin anësor për ndeshjen kundër Cercle Bryzh.
Ish-sulmuesi i Luftëtarit do të jetë në stol dhe do të presë që të debutojë në kampionatin belg. Deri më tani Abazaj është aktivizuar me ekipin e dytë dhe ka arritur edhe të shënojë e asistojë. Tanimë do të donte të ishte vendimtar me ekipin e parë.
Anderlehti ka paguar jo pak për lojtarin e kombëtares sonë. Skënderbeu ka arkëtuar plot 750 mijë euro nga shitja e Abazajt, i cili ka spikatur në Superiore me fanellën e Luftëtarit. Korccarët e blenë atë nga gjirokastritët dhe e shitën në Belgjikë pa luajtur asnjë ndeshje me bardhekuqtë.
https://www.facebook.com/rsca.be/photos/a.128639008910/10156758476088911/?type=3&theater