Ançeloti ka luksin të lërë 150 mln euro në stol dhe… ia del!

Në ndeshjen kundër Shalkes, trajneri Karlo Ançeloti la pesë yje të Bajernit në stol, Mats Humels, Zherom Boateng, Tiago Alkantara, Arturo Vidal dhe Frenk Riberi.

Ky në futboll quhet problem luksi, që 58-vjeçari është mësuar ta ketë kudo ku ka punuar. Italiani nuk vuajti aspak, edhe pse aktualisht i mungojnë Manuel Nojer dhe David Alaba gjithashtu, kurse Arjen Roben ishte me grip. Së bashku, pesë lojtarët që ai la në stol numërojnë 324 ndeshje me kombëtaret.

Së bashku ata kushtojnë rreth 150 milionë euro. Bajerni fitoi 3-0 ndaj Shalkes dhe bindi me lojë, sidomos prej kthimit të Hames Rodrigezit në formën e tij të zakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *