Egnatia ka marrë një fitore të madhe ndaj Dinamos me shifrat 0-2. Ndryshe nga ndeshja e parë mes Kukësit dhe Tiranës, këtë herë kishte më tepër emocione. Pedro Augusto realizoi fillimisht, por gjyqtari do të anulonte me VAR për një faull të kryerë fillimisht.
Në minutën e 44 ishte sërish Egnatia që gjeti golin, por këtë herë mbeti i pandryshueshëm. Ademi kërceu më tepër se të gjithë pas krosimit të Duranskit duke gjetur rrjetën. Disa mundësi të pastra shënimi janë shpërdoruar nga kryeqytetasit në të dytën, ndërsa në fund ishte sërish Pedro Augusto që arriti të kalonte Harizajn, që kishte braktisur portën. Fitore e madhe kjo për Egnatian, ndërsa Dinamo sheh më afër Kategorinë e Parë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:
Ramadani: “Na ndihmoi shumë ndeshja e Tiranës me Dinamon. Kemi bërë një analizë shumë të mirë të asaj ndeshje dhe prandaj fituam. Sa i përket golit të parë ishte një skemë e punuar nga një pjesëtar i stafit tonë, ashtu doli. Mua më bën të lumtur kur mbahet porta e paprekur. Sigurisht që fitorja nevojitet, por nëse nuk pësojmë, por mua merr vlerë më të veçantë. E pashë që ishte faull goli i parë i Pedros dhe prandaj nuk u gëzova. I pashë duart e vendosura të Pedros dhe ai arbitër me aq eksperiencë, e dija se nuk do gabonte”.