Analiza e Dinamos/ Kujtoni rastin e Tiranës dhe Vllaznisë! Gabim në deklarata dhe merkato, nuk ndërrohet stili dhe emrat pas humbjeve

Analiza e Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres”

Në fillim e sezonit e hodhi vetë kandidaturën për titull kampion, pikërisht këtu nis edhe gabimi për krijimin e Dinamos. E rikthyer në Superligë pas një dekade, prej 10 vitesh në Kategorinë e Parë, ndërsa historia tregon se skuadrat që e ndjekin këtë rrugë e kanë shumë të vështirë. Këtu vijnë si shembuj edhe rastet e Tiranës dhe të Vllaznisë, edhe pse ato qëndruan vetëm një vit në Kategorinë e Parë.

Gabimet? Le t’i marrim me radhë. Merkato! Dinamo ndryshoi e gjitha ku vetëm Bakaj qëndron ende. Lojtarët e afruar nuk kanë bërë diferencën. Skuka, Mihana dhe Gjata vijnë po nga Kategoria e Parë, nuk mund të bëjnë mrekullinë. E vetmja blerje që kalon klasën është Ibrahimi, që po mundohet të marrin për dore ekipin, por i vetëm nuk arrin dot gjë.

Merkato e Dinamos u fokusua te lojtarët e huaj si Sofranac, Isaevski, Cinedu, Samake, Siljanovski, Sidibe. Treguan që akoma nuk janë lojtarë për kampionatin shqiptar ose ndoshta nuk kanë nivelin që pritej nga drejtuesit. Merkato u gabua edhe në zgjedhjen e pozicioneve të lojtarëve. Dinamo ka vetëm katër mbrojtësa, dy qendror dhe dy anësor, gabim i pafalshëm i drejtuesve dhe stafit teknik. Një ekip profesionist nuk mund të ketë në përbërje tetë lojtarë ofenisv si edhe 90 përqind e lojtarëve janë të rinj, duan kohën e tyre të ambientimit. Merkato e Dinamo u fokusua tek Lojtaret e Huaj, si Sofranac, Isaevski, Chinedu,Samake,

Siljanovski, Sidibe etj treguan qe akoma nuk jane lojtare qe njohin Futbollin Shqiptar  ose ndoshta nuk kane nivelin qe pritej nga drejtuesit! Ndeshja me Partizanin? Trajneri gaboi në vendosje dhe në përzgjedhje. Shkëmbi luan me rreshtimin 1-4-2-3-1, por Skuka nuk është anësor, është qëndror. Po ashtu edhe Mihana nuk luan në pjesën difensive pasi ka cilësi të tjerë. Atëherë gjen rreshtimin e duhur për t’i marrë maksimumin lojtarëve në pozicionet e tyre.

Luan shumë gjatë, lojtarët dhe repartet janë të ndara nga njëra-tjetra. Edhe pas tre apo katër ndeshjeve të humbura, është sërish i njëjti formacion, rreshtim dhe të njëjtët emra. Dinamo nuk ka plan b, lexohen madje edhe ndërrimet që do bëhen: Skuka-Mihana ose Skuka-Bardhi. Duket mungesa e egos dhe dëshirës. Nëse vazhdohet kështu rrezikohet rënia në PlayOut, dikush duhet të mbajë përgjegjësi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online