“Ai e bëri si të jetë nivel i mesëm si Egnatia“, Starova vërejtje Longos: Kukësi ka 10 vite ekip elite, nuk ke informacion të plotë

Sulejman Starova ka thënë në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se Kukësi është një ekip që prej një dekade ka marrë statusin e një skuadre elitare. Për këtë arsye deklaratat e Longos për të ulur entuziasmin dhe për të hequ titullin kampion nga fjalori nuk duken të drejta.

“Në kampionatet e huaja ndeshjet e forta dalin barazim. Sepse janë diferencat të vogla. Është logjike çdo gjë. Vërejtja jonë për Kukësin, që ia kemi thënë edhe trajnerit kur e kemi pasur në studio që je një skuadër për të dalë kampion, ai e uli pak dozën.

Atij i falet se është i ri në kampionatin tonë dhe e bëri Kukësin si të jetë skuadër e një niveli të mesëm, si të pretendojë Egnatia. Në një kohë kur Kukësi ka 8-10 vite që është skuadër e elitës. Ia thamë në sy trajnerit të Kukësit që shiko se nuk ke informacion të plotë, por Kukësi ka 10 vite skuadër elite”, ka thënë Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online