“Ishin grisur këpucët në mes, na i dhuruan grekët”! Mjeshtri i madh kujton kohën e dikurshme: Pastaj i mundëm 5-0

I ftuar në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, ish-futbollisti i Kombëtares dhe “Mjeshtri i Madh” me titullin e dhënë nga Ilir Meta, Antonin Naçi, ka treguar periudhën e dikurshme mes vështirësive të mëdha për të luajtur dhe për t’u paraqitur në mënyrë dinjitoze. Duke nisur që nga baza materiale, mungesat ishin të mëdha dhe të theksuara. Por sërish grinta nuk mungonte dhe kanë ardhur rezultate positive dhe fantastike duke pasur parasysh mundësitë.

“Shkojmë në Greqi me Panionios dhe kishim emra të mëdhenj të asaj kohe. Ne i bënim këpucët me plastikë dhe ato çaheshin brenda muajit. Dy nga lojtarët tanë i ishte çarë këpuca në mes. Na pyetën grekët nëse kishim nevojë për këpucë dhe kur i sollën, kush t’i merrte para nga ne. Ishte kohë e vështirë, por edhe aty ia arritëm rezultati pas fituam 5-0”, tha Naci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online