Edhe pse futbolli zyrtarisht është i ndërprerë, skuadrat janë duke i vazhduar përgatitjet e tyre. ka edhe nga ato ekipe që edhe kanë luajtur ndeshje miqësore. Edhe skuadra e Dinamos ka vijuar me këtë dinamikë. Trajneri Igli Allmuça deklaron për SportEkspres.com se kjo ndërpreje ndikon pozitivisht për skuadrën e tij, sepse kishin disa dëmtime të lojtarëve titullarë.
“Në fakt, nuk është e mirë kjo ndërpreje e kampionateve të futbollit në vendin tonë, sepse arsyet janë shumë banale dhe ia prishin imazhin. Gjithsesi, për Dinamon kjo ndërpreje bën mirë, sepse ne kemi disa futbollistë të dëmtuar, sikurse janë dy portierët. Në këtë hapësirë presim rikuperimin e plotë të tyre”, theksoi fillimisht Allmuça.
Për ndeshjen e radhës, atë ndaj Vllaznisë në transfertë, tekniku Allmuça thekson se në Shkodër do të shkojnë për të marrë pikët. “Natyrisht që kemi një ndeshje të vështirë në Shkodër, por ne do të shkojmë t’i marrim pikë Vllaznisë. Është një ndeshje e radhës dhe do të luajmë lojën tonë më të mirë për ta arritur synimin”.
AGRON KAJA