VIDEO | Nuk ka “krisma” në “Anfield”, Bajerni neutralizon sulmin e Liverpulit

Liverpuli nuk arriti të gëzonte tifozët e shumët në “Anfield” . Bajerni i Mynihut arriti të merrte një barazim të artë që i rrit ndjeshëm shanset e kualifikimit, pasi tani ekipit të Niko Kovaç i mjafton dhe një fitore me rezultat minimal në ndeshje e kthimit në “Allianz Arena”.

Një pjesë e parë me ritëm të lartë, ku Liverpuli pati më shumë raste, por nuk arriti të konkretizonte. Për t’u përmendur mundësitë e arta të Sadio Mane dhe Zhoel Matip.

Gjithashtu, bavarezët krijuan rastet e tyre, ku Gnabri vuri në vështirësi Alison në minutën e 36-të, por braziliani arriti të devijonte topin në goditje nga këndi. Shpresojmë që në pjesën e dytë të kemi akoma më shumë ritëm, pse jo dhe gola.

Në fraksionin e dytë të takimit të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme në fazën sulmuese. I vetmi rast i rrezikshëm ishte një goditje me kokë nga Sadio Mane që gjeti të përgatitur porterin Manuel Nojer.

UEFA Champions League
Faza e 1/8-ave
Liverpul – Bajern Mynih 0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *