Alegri: Titulli? Juve, të duhen 90 pikë!

Trajneri i bardhezinjve flet përpara ndeshjes së sotme me Fiorentinën: Jemi ende në javën e pestë. Higuain? E shoh më të qetë

“Ndaj Fiorentinës s’mund të gabojmë”. Maks Alegri nuk do të lëshojë kreun e renditjes, por Torino dhe Olimpiakos i detyrojnë atij zgjedhje dhe heqje dorë nga disa gjëra. Bufon do të pushojë duke i lënë vendin Sheznit, teksa do të vazhdojë të qëndrojë jashtë Kedira, De Shiljo dhe Markizio. Bernardeski do të duhet ta nisë nga stoli, në sulm siguria mbetet gjithmonë Dibala. “Jemi vetëm në javën e pestë, renditja po nis të zgjerohet. Është e rëndësishme të fitosh ndaj të ashtuquajturave skuadra të mesme, sepse janë pikë të rëndësishme. Edhe sepse në përballjet direkte mund të ndodhë gjithçka, duhen të paktën 90 pikë për të fituar kampionatin”.
FORMACIONI — “Diçka nesër do të ndryshojë padyshim. Luan Shezni, është ndër 8 më të mirët në Evropë, do të jetë trashëgimtari i Bufonit. Kielini mund të pushojë. Të tjerët do t’i vlerësoj pas stërvitjes, ndihemi mirë fizikisht, por duhet të llogaris edhe ndeshjet e tjera. Bernardeski? Duhet të vlerësoj disa situata, mund të luajë, ose ta nisë nga stoli. Zëvendësimet duhet të jenë vendimtare, përndryshe rrezikoj të hutoj lojtarët që në fillim të sezonit. Ai ka luajtur ndeshje të rëndësishme, është në rritje. Duhet të mësohet të punojë për të fituar hapësira, topi këtu peshon më shumë se në skuadrat e tjera.
HIGUAIN – “Higuain ka luajtur 4 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Si të gjithë sulmuesët ka një moment, në të cilin shënon më shumë dhe në disa momente të tjera, më pak. Nuk e di nëse do të luajë, ashtu siç nuk kam vendosur ende as për Manxhukiç, apo Kuadradon. Nëse Gonzalo nuk shënon në një ndeshje nuk është tragjedi. Matuidi është një lojtar i një niveli ndërkombëtar, ka luajtur gjithmonë me të gjithë trajnerët që ka pasur, ndërsa Pjaniç është në rritje në nivelin psikologjik. Është më i përgjegjshëm dhe luan topa të rëndë. Dagllas Kosta? Ka pasur nevojë për një moment ambientimi, nesër mund ta nisë nga 1’”.
PËRMIRËSIMI i LOJËS – “Në nivelin ofensiv po bëjmë numra të rëndësishëm. Në mbrojtje në kampionat jemi më mirë se vitin e shkuar, por duhet të përmirësohemi në menaxhimin e lojës. Ndaj Sasuolos ka pasur momente si në Barcelonë. Në Champions jemi ndëshkuar nga ato momente. Ka pasur një tjetër moment, në të cilin Sasuolo ka goditur shumë në portën tonë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Këto situata duhet të menaxhohen më mirë, sepse sezoni ynë nis nga këto momente. Nuk duhet të lejojmë që të dalim nga ndeshja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online