Alegri në të gjithë fushën: nga Duglas te festimi i Ronaldos dhe dopingu i Sergio Ramos

Trajneri i Juventusit, Masimiljano Alegri, analizoi suksesin që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Spal. “Nuk ishte e thjeshtë, sepse në dhjetë rastet e fundit kur ekipi vinte nga pauza ndërkombëtare, kemi grumbulluar vetëm 20 pikë, krahasuar me Lacion, Interin dhe Napolin. Kishim vështirësi në pjesën e parë, por ndryshuam me spostimin e Duglas pas shpinës së Manxhukiç dhe Ronaldos”.

“Bonuçi u tregua i zoti në rastin e golit të dytë, sepse kur Ronaldo i merr kohën kundërshtarit, duhet t’ia pasosh topin. Festa e Kristianos? Nuk di të përgjigjem, është një pyetje për Ronaldon. Por, hera-herës ai e ndryshon mënyrën si feston”.

I ngacmuar rreth skandalit të dopingut te Reali i Madridit, me kapitenin Sergio Ramos që kishte rezultuar pozitiv, pas finales që bardhezinjtë humbën në Kardif përballë spanjollëve, Alegri tha: “Nuk kam asnjë mendim për këtë çështje, pasi isha përqendruar te shëndeti i kolegut Maxarri. Nuk janë gjëra që më përkasin dhe bëhet fjalë për një ngjarje të përpara dy vjetëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *