I intervistuar nga “Sky Sport” pas ndeshjes së fituar në Verona ndaj Kievos, Masimiliano Alegri, trajneri I Juventusit, u shpreh: “E ulëm disi përqendrimin teksa pasonim topin në përgjithësi. Mendon se ke ndeshjen në dorë, ul shpejtësinë dhe sidomos presionin, duke I lënë kundërshtarit zonë të lirë. Dhe, e pëson më pas”.
“Duhej një fitore e tillë, e kuptojmë menjëherë klimën dhe vështirësitë për të fituar sërish pas shtatë titujsh radhazi. Janë shtatë ditë që punojmë bashkë, të gjithë. Tani duhet të mbledhim sa më shumë pikë në këtë fazë”.
Ronaldo? “Të vjen keq që nuk shënoi, por punon prej 7 ditësh si të gjithë. Bëri mirë. Skuadra nuk ka luajtur keq, por e ulëm përqendrimin dhe rrezikuam, duke u përmbysur”
Kanselo? “Përtej penalltisë që shkaktoi, nuk duhet të demoralizohet, sepse u paraqit mirë.
Sulmi? “Kemi shumë cilësi, por në pjesën e parë duhet të shënonim 3 gola. Gabuam shumë. Dibala dhe Ronaldo shkëmbehen mes tyre, duhet të njohim mirë portugezin kur ka topin. Manxhukiç mund të bëjë këtë rol, që t’I japë liri në krah Ronaldos. Në ndeshje të gjata, gjërat përmbysen”.
“Pjesa e parë me gabime, e dyta me më shumë ekuilibër”.
Sërish mbi Ronaldon… “Varet se me cilin luan. Ai duhet të bëjë atë që ka bërë gjithmonë. Sot Sorrentino e ndali disa herë. Ka bërë lëvizje të bukura. Nga pankina dukej mirë. Duket qartë që është një futbollist ndryshe. Eshtë futur në thjeshtësinë e skuadrës, më ka befasuar dhe është I lumtur për fitoren”.
Nuk ishte I mërzitur se nuk shënoi? “Jo, po qeshte për fitoren”