Alegri “i tregon derën” Higuainit, prapaskenat kuqezi me “sms”!

Gonzalo Higuain-Milan, thuajse po afron akti final… Sonte në mbrëmje vonë parashikohet një takim me drejtorin e përgjishtëm të Milanit, Leonardo, pasi Juventusi i ka bërë me dije argjentinasit se nuk është më në planet e klubit dhe trajnerit.

Pikërisht nga Amerika, Maks Alegri e likuidon me këtë fjali: “Higuain? Merkaton e bën klubi, flas përditë me ata… Pres që të kthehem në Itali të shoh cilët do të kem në dispozicion. Kur të mbarojë merkato në datën 17 gusht, skuadra që do të kem do të jetë konkurruese, si gjithmonë. Klubi ka punuar mjaft mirë”.

Praktikisht, fjalë që lënë për të kuptuar se tashmë Higuain është me valixhe dhe larg Juventusit, edhe pse sot kreu testet mjekësore dhe vizitat tradicionale përpara grumbullimit…

Sipas “Sky”, ndërkohë, prej disa ditësh, Higuain dërgon sms në kampin kuqezi, duke pyetur dhe duke u informuar. Madje, mes tij ka pasur një bisedë të gjatë me Lukas Bilian, kapitenin e Argjentinës. Kuqezinjtë janë opsioni i vetëm në Itali, teksa Çelsi nuk i ofron një kontratë të gjatë ashtu si “Djalli”.

Ndërkohë, Milani është pranë shitjes së Gustavo Gomezit te Palmeirasi, saqë operacioni mund të mbyllet shumë shpejt. Bëhet fjalë për huazim për 1,5 mln euro dhe detyrim pagese 4,5-5 mln euro, në sajë të numrit të ndeshjeve që do të luajë argjentinasi.
Agjenti i tij ndodhet në Brazil për të mbyllur gjithçka dhe flitet që lojtari të udhëtojë menjëherë për në Brazil nga Amerika, ku po stërvitet me kuqezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *