Alcani, kandidat për stolin e Besëlidhjes

Ish-trajneri i Shënkollit, i cili ka nisur karrierën si lojtar në Lezhë, mund të jetë pasardhësi i Brukës në pankinë

Bernard Gjikolaj

Një diskutim i madh është hapur për pozicionin e trajnerit në Lezhë, pasi Alban Bruka ka gjasa që të mos jetë më pjesë e pankinës së Besëlidhjes sezonin e ardhshëm. Alban Bruka ka disa oferta, por më tunduesja për të është ajo e ardhur nga skuadrat e moshave të Bazelit në Zvicër. Nga ana tjetër, presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka kërkon që të mos nxitohet këtë merkato, duke qenë se e ka grupin e lojtarëve kryesore dhe në ekip pritet që të bëhen vetëm 2-3 “arnime” me futbollistë do të bëjnë diferencën.

KANDIDATËT – Përveç shkodranit Elvis Plori, emri i të cilit është lakuar në Lezhë pak ditë më parë, në skenë për të  marrë  drejtimin teknik të Besëlidhjes ka dalë edhe lezhjani Alert Alcani që e mbylli sezonin në drejtimin e ekipit të Shënkollit. Dëshirën e tij për të drejtuar teknikisht Besëlidhjen e konfirmoj vetë Alcani, por edhe ky është në dilemë, pasi ka një  ofertë të leverdishme nga FSHF-ja për të drejtuar një nga skuadrat kombëtare të moshave të Shqipërisë. Alcani, ka punuar në stafin e skuadrës së Partizanit, madje edhe me ekipet e moshave. Teksa hamendësohet, ka edhe lëvizje në kuadër të merkatos nga drejtuesit e Besëlidhjes, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë risi në këtë aspekt deri më tani. Një gjë është e qartë se edhe për sezonin e ri, Besëlidhja, do të luftojë për një vend në Superiore, por realiteti i sezoneve të fundit ka qenë i zymtë. Skuadra lezhjane, ka disa sezone që ka dështuar vetëm në javët e fundit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online