Albian Ajeti: Shqipëria nuk më kontaktoi asnjëherë

Me 17 gola në 32 ndeshje, Albian Ajeti u shpall shënuesi më i mirë i Superligës zvicerane dhe njëkohësisht lojtari më i mirë te Bazeli, ku aktivizohet prej muajit tetor.

Në atë kohë, por edhe në vitet paraardhëse, vëllai i Arlind Ajetit u përfol se mund të zgjidhte Shqipërinë, por realisht asnjëherë nuk pati bisedime serioze, ose të paktën nuk u bënë publike.

Tani Albian Ajeti është i Zvicrës, është në listën e 35 lojtarëve prej nga do dalë ekipi që do të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Në një intervistë të gjatë për ‘bzbasel.ch’, Ajeti ka folur për gjithçka, por me interes për ne është një deklaratë e tij në lidhje me kombëtaren shqiptare, ku sulmuesi sulmon FSHF-në dhe nëse nuk e shtrembëron të vërtetën, është diçka e rëndë.

“Jam i kënaqur që jam në listën e Zvicrës, ka qenë gjithnjë synimi im që të luaj për Kombëtaren. Do ishte bukur nëse do isha qoftë edhe alternativë për një vend në Kupën e Botës”.

“Shqipëria? Arlindi luan për Shqipërinë, qëllimisht lashë gjithçka të hapur. Nga Shqipëria nuk më kanë kontraktuar kurrë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kanë pyetur vëllain tim, si po eci dhe çfarë kam ndërmend të bëj për sa i përket kombëtares. Megjithatë, kjo nuk vlen për mua, nuk është ndonjë sinjal i qartë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online