Shkurtaj qëndron te Luftëtari dhe ka një premtim për tifozët

Luftëtari e ka mbyllur me sukses sezonin, që është më i miri në historinë e klubit gjirokastrit. Tashmë nis puna për pjesëmarrjen në Europa League dhe do të duhet një sforcim i madh për të zëvendësuar disa nga titullarët, duke nisur nga Abazaj e Bregu, tashmë të larguar.

Megjithatë, një tjetër protagonist i këtij sezoni fantastik, sulmuesi Vasil Shkurtaj  deklaron besnikërinë e tij dhe u bën një premtim tifozëve, duke u zotuar për një sezon të ardhshëm shumë cilësor, edhe pse edhe këtë sezon, për pak muaj që luajti, pati rendiment super.

“Fillimisht, një falënderim i madh për ekipin dhe për të gjithë ata që dhanë më të mirën e tyre për ekipin. Jam krenar qe i përkas nje familjeje të madhe me emrin Luftëtari. Duke e mbyllur nga ana ime me një premtim të madh për vitin tjetër futbollistik që nga ana ime do bëj ç’mundem për të ndihmuar ekipin që nga fillimi i sezonit deri ne mbarim te tij, diçka qe sivjet nuk ndodhi për arsye te ndryshme siç janë demtimet dhe problemet kontraktule te fillim sezonit. Këto i perkasin te shkuarës. Vazhdojmë fuqishëm përpara, #ForzaLuftetar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online