Albi Alla pranë firmës, histori e mbyllur me Kukësin

Sezoni i fundit nuk ishte aspak i mirë. Po të kritikoi presidenti Safet Gjici, gjithçka ka përfunduar. E kishte bërë diçka të tillë pas ndeshjes me Flamurtarin në Vlorë pas një golit të pësuar dhe qendërmbrojtësi përfundoi në stol.

Kontrata i përfundonte pas ndeshjeve të kupave të Evropës dhe nëse do kishte qenë në dorën e tij ishte larguar edhe me pare. U duk se me ardhjen e trajnerit Armando Cungu diçka do ndryshonte me Allën, i cili ishte i preferuari për trajnerin shkodran.

Gjithsesi asnjë surprizë. Albi Alla nuk do të jetë më pjesë e Kukësit. Tanimë mbrojtësi pritet të nënshkruajë për ekipin e ri dhe kalimi te Flamurtari është çështje orësh.

Pasditen e sotme Alla pritet të nënshkruajë dhe të prezantohet. Në të shkuarën Alla në Superiore është aktivizuar edhe me Bylisin në Superiore, për të kaluar më pas te Kukësi ku fitoi titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *