FSHF, njoftim i rëndësishëm për trajnerët

0

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për trajnerët. E gjitha ka të bëjë me licencat që ata kanë dhe tanimë duhet t’i rinovojnë ato. Përmes faqes zyrtare janë dhënë edhe detajet për këtë proces, që do të zhvillohet në fund të muajit gusht.

LAJMËRIMI I FEDERATËS – Sektori i edukimit dhe i liçensimit pranë FSHF ka bërë me dije sot, datat e rinovimeve të liçensave për nivelet përkatëse, për të gjithë trajnerët. Një komunikim të tillë, vetë shefi i sektorit, z.Astrit Maçi ia përcolli edhe trajnerëve dhe zyrtarëve të klubeve të Kategorisë së Parë prezent, në përfundim të hedhjes së shortit për Kategorinë e Parë, për edicionin 2018-2019.

Rinovimet e liçensave janë të domosdoshme në një kohë që, sipas programit përkatës, për mundësimin e rinovimit secili prej trajnerëve do të frekuentojë dy ditët e kursit (15 orë) në ambjentet e Shkollës së trajnerëve në Kamëz. Më poshtë edhe programi i plotë:

Për rinovimin e Liçensës B – Datë 27-28 gusht 2018, ora 09:00, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, Kamëz.

Për rinovimin e Liçensës A!  –  Datë 29-30 gusht 2018 ora 09:00, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, Kamëz.

Për rinovimin e Liçensës Pro –  Datë 30 gusht-01 shtator 2018 ora 09:00, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, Kamëz.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.