Alban Hoxha para gjykatës, a do të ketë gjyq edhe te Partizani?

Arrestim në flagrancë, me normat e alkoolit më të larta nga sa e parashikon ligji dhe 72 orë në qelitë e paraburgimit. Këtë të martë, kapiteni i Partizanit, alban Hoxha do të dalë përpara gjykatës për të marrë masën.

Për personazhin që është, pritet që portieri të procedohet në gjendje të lirë dhe më pas të dënohet, siç e parashikon ligji. Kjo do të bënte që 31-vjeçari ti bashkohej menjëherë skuadrës në stërvitje, me të kuqtë që kanë nisur përgatitjet për derbin me Tiranën.

Por, ajo që mbetet për t’u parë, është nëse përveç gjyqit, Alban Hoxha do të përballet edhe me një tjetër gjyq, këtë herë nga klubi. Ngjarja e fundjavës së kaluar është shkelje e rregullores së brendshme të klubit, ndërsa disiplina, si brenda grupit, ashtu edhe në fushë dhe jashtë saj, është një prej pikave “të shenjta” të trajnerit Gega.

Në muajin tetor, në çështjen “Trashi”, trajneri vendosi disiplinën mbi të gjitha, duke e lënë futbollistin jashtë ndeshjes me Skënderbeun, edhe pse palët ishin sqaruar dhe bëhet fjalë për një prej emrave më të rëndësishëm të ekipit. Këtë herë, situata është diksi ndryshe, sepse bëhet fjalë për një gabim individual. Por, me frymën e re që ka sjellë tekniku i të kuqve, masat ndëshkimore, duke përfshirë edhe lënien jashtë derbit të kapitenit, janë një rrezik aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online