Akuza të tjera për Ronaldon, motra nis fushatën në “Instagram”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Nëse në fushë Kristiano Ronaldo po tregon një formë të admirueshme, jashtë fushës së blertë qetësia për portugezin është një fjalë e ndalur për momentin. Pak javë më parë një grua e akuzoi Ronaldon se në vitin 2009 e kishte përdhunuar dhe ka ngritur padi ndaj sulmuesit. Nuk ka përfunduar këtu se pas atij rasti dhe dy vajza të tjera kanë shtuar akuzat se 33-vjeçari ka abuzuar dhe me ta.

Situata nuk duket aspak e mirë dhe Ronaldo ka udhëtuar drejt Lisbonës për të diskutuar me avokatin e tij, por çdo ditë që kalon opinioni publik e ka kritikuar mjaft dhe imazhi i tij ka marrë një goditje jo të vogël. Diçka e tillë reflektohet dhe nga sponsorët që e kanë ndjerë këtë moment krize.

Motra e Ronaldos është ajo që më së shumti njihet për suportin që i jep vëllait të saj. Në këtë situatë, Katia ka nisur një situatë, ku kërkon që të gjithë të vendosin foto profili një montazh të Ronaldo me uniformën e “Superman”-it.

https://www.instagram.com/p/BorFtg0BUvL/?utm_source=ig_embed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *