Ajo që i kishte munguar këtij Kukësi! Me Longon është më afër titulli kampion, përulësia që vjen si shembull nga jashtë

Në momentet kur në Shqipëri vijnë trajnerë të huaj, këta të fundit e kanë përdorur shpeshherë origjinën e tyre në një vend si i joni, kur personat e lindur jashtë këtij territori shihen si “jashtëtokësorë”. Por ky nuk është rasti i Longos, trajnerit të Kukësit. Trajneri italian ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e para dhe për më tepër, pa i ardhur asnjëherë VAR në ndihmë.

Ndryshe nga gjithë të tjerët, verilindorët nuk e kanë pasur kurrë ndërhyrjen e VAR, as në favor dhe as kundër. Kjo do të thotë se Longo nuk i lë ndeshjet në vendimin e arbitrave, por i mbyll ato pa përfunduar në dhomën e teknologjisë.

Ishin kundërshtarë të lehtë Kastrioti dhe Egnatia? Vetë trajneri do të shënonte nga intervista e drejtëpërdrejtë në “Supersport”: “Pyeteni pak Tiranën sa e lehtë ishte fitorja me Egnatian”. Pra Kukësi i ka marrë maksimumin dy takimeve të para dhe nuk do të ishte e ekzagjeruar nëse veçojmë performancën e tyre.

Për më tepër që në një kampionat me 7 ekipe që luftojnë për titullin kampion, diferenca do të bëhet në marrjen e pikëve maksimale ndaj ekipeve “më të vogëla”. Ndërkohë Longo ka sjell edhe përulësinë me vete, jo shumë tipike për italianët ndoshta. Me një Safet Gjici që kërkon titullin kampion në çdo rast, vetë Longo nuk e ka ndjekur të njëjtën linjë. I pyetur në “Syri TV” për këtë garë, Longo u shpreh se Kukësi është ende larg dhe duhet të rrisë nivelin për të kapur më të fortët.

Pra nëse të gjithë kundërshtarët që synojnë titullin kampion kanë emra që janë nga më të mirët në Shqipëri, trajneri i verilindorëve po punon me një grup dhe jo me yje që mund të bëjnë diferencën. E nëse do të vazhdohet kështu, titulli do të jetë më afër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online