Do të jetë ylli i Ferencvarosh edhe për FIFA 22, Myrto Uzunit i vendoset fuqia më e lartë dhe me karton “ari”

0

Myrto Uzuni ishte ylli kryesor i Ferencvarosh në sezonin e shkuar. Futbollisti shqiptar arriti që të kthehet në protagonist te ekipi hungarez për ta kualifikuar në “Champions League”, për të fituar kampionatin dhe sigurisht pa harruar “Siuuu” para syve të Kristiano Ronaldos. Kështu Ferencvarosh ka përfunduar edhe në lojën shumë të preferuar FIFA pasi ishte pjesë e Champions League.

Në FIFA 22 është vendosur që Myrto Uzunit ti takonte fuqia më e madhe në bazë të performancës që ka dhuruar, 75. Gjithashtu lojtari nga Uznova është i vetmi nga gjithë të tjerët që ka “karton ari”, pra duke dalluar me fuqinë e tij. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.