Ajo çfarë i mungon Kukësit

Ish-trajneri i Rapidit të Vjenës dhe ish-lojtari i Hertës Berlinit si drejtor sportiv. Jo keq. Peter Pakult dhe Nderim Nexhipi. Përvojë e madhe, lidhje ndërkombëtare dhe klas në daljet publike.

Kukësi në fakt është një realitet konkret. Në 5 vite fitoi një titull kampion, 3 herë ka dalë i dyti, ka fituar një kupë dhe një Superkupë. Në Kupat e Europës ka bërë historinë duke kaluar tre ture rresht, ndërsa zakonisht kalon të paktën një tur. Sigurisht që për një klub pa të shkuar në futboll këto janë arritje shumë të rëndësishme.

Megjithatë, Kukësit diçka i mungon, dhe madje është një element shumë i rëndësishëm. Infrastruktura. Stadium është në gjendjen më të vështirë të mundshme, fusha është amortizuar plotësisht, ndërkohë që tribunat kanë degraduar. Ndërkohë, nuk ka një kompleks të vetin sportive dhe zakonisht fushat merren me qera.

Nëse nga ana sportive ka pasur kulme dhe gjithashtu ka pasur dhe afrime të bujshme si këto të ditëve të sotme në stafin teknik, tani mbetet për t’u parë nëse në këtë 2018 do ketë dhe një investim në atë që konsiderohet baza e së ardhmes, infrastruktura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online