Duro, paracetamol apo një gotë verë?

Muarremi, Gafurri dhe Nedeljkoviç. Emra të rëndësishëm dhe pritshmëri e madhe. Tani Shpëtim Duro duhet të fillojë të ketë pak dhimbje koke. Kë do lërë jashtë, Danilo Alveshin, Ardit Hoxhën apo Zhufon? A rrezikojnë që të tre? Bushiç është i paprekshëm. Kapiteni është lojtari më i rëndësishëm dhe për mënyrën se si luan Duro ai nuk mund të qëndrojë jashtë. Për më tepër ka shënuar golat që i duhen për të blinduar vendin në formacion.

Alvesh rrezikon më shumë se të gjithë. Titullar në 15 ndeshje dhe vetëm 1 gol, sulmuesi më i paguar përpara se të vinte Muarremi. Asist pothuajse asnjë. Teknikisht ka diçka që nuk shkon. Klubi dëshiron që ai të largohet, po ku janë blerësit? Kontrata i skadon në maj. Më pas do jenë 5 lojtarë për dy vende. Duro është në vështirësi.

Në futboll ka dy teori. E para, sa më shumë aq më mirë, fundja kampionati është i gjatë dhe në mes është edhe Kupa. E dyta, sa më shumë të mirë duhet të dish t’i menaxhosh. Duro është i bindur, nëse më dhemb koka për të tilla gjëra, po e blej me dëshirë një paracetamol më shumë.
5 ndeshjet e para janë shumë të vështira. 3 herë me Partizanin, dy nga këto ndeshje në kupë, me Kukësin dhe me Skënderbeun. Kjo po që quhet dhimbje koke. Tani mbetet për t’u parë nëse Duros do t’i mjaftojë një paracematol, që pas këtyre pesë ndeshjeve të rrufisë gotën e zakonshme të verës me një puro shoqëruese. Për momentin është skuadra që ka bërë më mirë se kushdo tjetër në merkato. A thoshit të gjithë që ka shënuar pak gola? Ja ku shfaqen tre sulmues të denjë për ekipin dhe kampionatin.

Gjergji Stefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online