Mediet polake janë të sigurta: Legia e Varshavës ka interes për mbrojtësin shqiptar Arlind Ajeti. Ky i fundit është pa ekip që pas largimit nga Torino. Lojtari i kombëtares shqiptare ka rënë në radarët e klubit polak, pasi ish-skuadra e Armando Sadikut ka nevojë për një mbrojtës të ri.
Situata nuk është aq e thjeshtë, pasi fillimisht Legia duhet të shesë Mishael Pazdan, mbrojtësin aktual dhe titullar të ekipt. Atë e duan në Turqi dhe skuadra polake është gati të arkëtojë rreth 1.2 milionë euro. Zëvendësuesi duhet gjendur shpejt dhe ekipi i Legias ka gjetur dy alternativat e mundshme.
I pari është serbi Milosh Kosnoviç, ish-lojtar i Krakovias dhe Arlind Ajeti. Balotazhi është i fortë, por shqiptari mbetet në “pole position”. Shqiptarët nuk kanë patur një eksperiencë të mirë me ekipin e Legias. Kujtojmë aventurat zhgënjyese të Armando Sadikut, trajnerit Besnik Hasi, mesfushorit Alban Sulejmani dhe eliminimin e Kukësit në Europa League në dy ndeshje problematike.