Ajeti mbyll aventurën te Torino, gati firma me Krotonen

Kapitulli Ajeti-Torino ka ardhur në fund. Me bekimin e klubit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka prishur kontratën dhe tashmë është zyrtarisht futbollist i lirë.

Ekipi “granata” vendosi të mos zbatojë opsionin për rinovimin e kontratës edhe për sezonin 2018-2019, i cili do të ishte viti i tretë i kuqeziut me skuadrën e Serisë A. Një vendim i dyanshëm, edhe sepse Ajeti po kërkonte me patjetër një skuadër të re.

Në fillim të muajit qershor 24-vjeçari u la jashtë kontingjentit të Torinos për fazën përgatitore. Një sinjal që i parapriu mbylljes së aventurës së pafatë me klubin, të cilit iu bashkua në vitin 2016, por ku regjistroi vetëm katër ndeshje zyrtare dhe një gol të shënuar, ndërsa sezonin e kaluar u huazua te Krotone.

Ajeti i dha lamtumirën Torinos dhe tashmë është lojtar i lirë. Destinacioni i ardhshëm duket se do të jetë sërish Krotone. Burime pranë klubit kalabrez pohuan se “Arlindi po trajtohet si një lojtar i lirë për përforcimet e merkatos”. Mbrojtësi i lindur në Bazel ka shansin të nisë një aventurë të re, pikërisht te Krotone, por këtë herë në Serinë B italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online