Ishte përfolur prej kohësh dhe tashmë gjithçka është bërë zyrtare. Ajaksi ka gjetur zëvendësuesin e Frenki De Jong dhe ka firmosur me Razvan Marin. Rumuni, i cili luan aktualisht te Standardi i Liezhit do të kalojë në Holandë për 12.5 milionë euro.
22-vjeçari ka firmosur një kontratë që do e mbajë në Amsterdam deri në vitin 2024. Marin kishte spikatur që në sezonin e shkuar, duke qenë një lider i vërtetë për ekipin e tij dhe tashmë duke nisur që nga sezoni i ardhshëm do të vëshë fanellën e “Harkëtarëve”.
LOADING_SE_19_20_RAZVAN#MeetMarin pic.twitter.com/jOSZgdNByA
— AFC Ajax (@AFCAjax) April 4, 2019
Më parë, mesfushori ka luajtur për ekipin e Vitorul në Rumani, ku edhe tërhoqi vëmendjen e Standardit, të cilët shpenzuan 2 milionë euro për ta marrë në Belgjikë.