Ajaksi nuk harron Abdelhak Nurin, dedikim dhe kurajo për ditëlindje

Abdelhak Nuri është një ndër lojtarët më famëkeq në futboll, me talentin që në korrikun e vitit 2017 pësoi një atak kardiak dhe ra në koma. Aktualisht, ish-mesfushori i Ajaksit ka dalë nga koma, por është në gjendje vegjetative.
Ditën e sotme, holandezi feston 22-vjetorin e tij dhe ndër urimet e shumta nuk ka munguar as urimi i ish-klubit të tij, Ajaksit të Amsterdamit. “Harkëtarët”, kanë postuar në llogarinë e tyre në “Twitter” një foto të Nurit, teksa kanë shkruar: “Qëndro i fortë Api”.

Gjithashtu, në postim ata kanë shkruar: “I dashur Abdelhak, sot është ditëlindja jotë e 22-të. Qëndro i fortë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *