Air Albania i vogël? Edhe San Siro duket “mikroskopik”, tifozët e Milanit kërkojnë 200.000 bileta për…Atalantën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

“Stadium i vogël” apo “interesim i madh dhe jashtë normales”? Kjo është pikëpyetja e diskutimit që duhet të vendoset edhe për Air Albanian, që përveç komplimenteve për bukurinë e saj në mediat e huaja, të vetme kritika i ka për kapacitetin e ulëseve. Por në një moment të pazakontë edhe “San Siro” duket mikroskopik.

Milani do të përballet me Atalantën në ndeshjen e parafundit të sezonit, atje ku mund të fitojë edhe titullin kampion. “Gazzetta dello Sport” raporton se për shkak të entuziazmit të madh të kuqezinjëve ka pasur 200.000 kërkesa për bileta që të shohin ndeshjen ndaj ekipit të Gasperinit. Por në fund shumica është zhgënjyer dhe vetëm 75 mijë prej tyre mund të jenë në stadium. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *