“Ibrahimi është një nga lojtarët më të mirë të Superiores”, vlerësimi i Tahirit: Gjata duhej futur nga fillimi

Ermal Tahiri ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa po diskutohej për ndeshjen mes Partizanit dhe Dinamos, Tahiri ka vlerësuar performancën e Agim Ibrahimit dhe e veçon si një nga futbollistët më të mirë të Superiores.

“Ibraimi është një nga lojtarët më të mirë dhe duhet të qëndrojë përpara dhe jo ta marri topin prapa. Lojtarët e krahut Dinamo i ka shumë të dobët. Sidibe është një lojtar i cili pasimin e gjatë e ka 3 metra. Gjykimi tjetër është se hyri Gjata dhe 15 minuta, bëri 3 gjuajtje. Nuk ka rëndësi jashtë apo brenda. Fute që në fillim. Edhe krahët e sulmit nuk funksionuan.”, u shpreh Tahiri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online