Julian Ahmataj i gëzohet fitores së skuadrës së tij ndaj Laçit. Në emisionin “Gol pas Goli”, në Supersport, ai deklaroi: “Vështirësia e ndeshjes ishte e madhe. Laçit të pret në 30 metra dhe duhej kujdes, për teë mos u futur në presion. Bëmë një ndeshje të mirë, duke luajtur shtruar. E gjetëm golin dhe duhej menaxhuar ndeshja. Ishte e vështirë, lodhja u nde te skuadra. Bëmë mirë dhe djemtë kanë meritën kryesore, pasi janë impenjuar gjatë gjithë kohës.
“Nuk merrem me gjykimin, ia thashë një mendim kur mbaroi ndeshja. Edhe atyre në ndeshjen e kaluar. Nuk është detyra ime të merrem me atë rast. Ndeshja ka mbaruar”.
“Kishim një detyrë që të fitonim sot. Duhet të shpreheshim në sulm dhe të kishim ekuilibër, Kjo ndodhi deri kur shënuam. Shoh skuadrën time, jo me rivalët. Merremi me veten dhe kundërshtarin e radhës. Nuk merremi me ata që kemi prapa”.
“Objektivi është të largohemi nga zona e ftohtë. Synoj të marrim maksimumin në çdo ndeshje”.
“A shënon Luftëtari gola të çuditshëm? Shënojmë gola të bukur dhe djemtë meritojnë bravo të madhe. Çdo gjë ky grup e ka me djersë. Duhet më shuam respekt për njerëzit që punojnë dhe derdhin djersë”.
“Vendosja e Laçit? Kishim punuar për këtë vendosje. Duhet të ishim të shpejtë në linjën e fundit. Kjo bën që edhe të gabosh. Tifozët e vinin pak skuadrën në presion. Nuk doja të na kapnin në kundërsulme. Mund edhe të finalizonim më mirë, por në futboll nuk bëhen të gjitha”.