Në një intervistë që do të botohet nesër në Sport Ekspres, ndër të tjera Ansi Agolli është pyetur edhe në lidhje me faktin se klubet shqiptare nuk po arrijnë të imitojnë Karabakun e tij, klub që tashmë luan në Champions League dhe sa vjen e rritet, edhe financiarisht.
“Nuk mund të themi që të gjitha klubet nuk po ecin. Kemi Skënderbeun që me një buxhet modest kap play-offin e Europa Ligës dhe kjo nuk është pak. Për të arritur në Champions duhet edhe pak më shumë investim, po ashtu edhe pak më shumë fat në short. Mendoj se klubet shqiptare duhet t’u perkushtohen me më shumë profesionalizëm kompeticioneve europiane dhe duhet të kenë më shumë durim.
“Suksesi në kompeticionet europiane te rrit nga ana ekonomike, ndaj dhe ky duhet të jetë synim më vete!
“Skënderbeu kualifikohet dhe është një shembull për t’u ndjekur. Po e shoh ndeshjen dhe jam i bindur që korçarët kualifikohen“, tha Agolli, i intervistuar gjatë ndeshjes, pra parashikoi edhe kualifikimin e Skënderbeut ndaj Dinamos, ndonëse duhej edhe një pjesë loje deri në mbyllje.