Në një prej ndeshjeve më të mëdha në historinë e Karabakut, sot në mbrëmje kundër Celsit, Ansi Agolli nuk do të jetë. Gjithçka lidhet me dëmtimin e pësuar nga mbrojtësi ynë në Maqedoni, ku u zëvendësua para kohe nga Memolla.
Kapiteni kuqezi ka bërë gjithçka për të qenë gati, por nuk ia ka dalë mbanë, ndërsa në rrjetet sociale ka postuar një mesazh inkurajimi për shokët e skuadrës.
“Pra, sot nis gjithçka! Sot, për herë të parë në histori, një skuadër azere do të luajë në Champions League. Edhe pse dua shumë të luaj në këtë ndeshje, për shkak dëmtimi nuk do të jem në gjendje për të marrë pjesë. Gjithsesi, e di se shokët e skuadrës janë po aq të entuziazmuar sa mua dhe jam i sigurt se do të japin gjithçka për një performancë të madhe në këtë kompeticion magjik. Kësaj here do t’i mbështes nga stadiumi. Gjithmonë Karabak!”