Agolli “flakë” në Azerbajxhan, edhe Xhejms mes yjeve

Ansi Agolli zgjidhet lojtari më i mirë i javës në Azerbajxhan. Mbrojtësi i majtë ishte titullar në takimin e fundit që Karabaku luajti në transfertë kundër Sabaj. Skuadra e tij u ndal në barazim 1-1, por referuar shifrave të grumbulluara nga Instat Sports, 36-vjeçari është përzgjedhur më i miri.

https://www.facebook.com/pfl.az/photos/a.283643521661558/3014463561912860/?type=3&theater

Normalisht ai është edhe në formacionin më të mirë të javës së 18-të. Veç tij është përfshirë edhe një tjetër futbollist që ka spikatur në Superiore. Nigeriani Xhejms Adeniji, ish-lojtar i Bylisit, Tomorit, Laçit dhe Skënderbeut, është përfshirë në 11-n më të mirë të kësaj jave.

Sulmuesi luajti për 90 minuta në ndeshjen e fundit që Gabala barazoi në shtëpi me Keshla. Në atë përballje nuk mori asnjë minutë mesfushori Sabien Lilaj, i cili e ndoqi të gjithë takimin nga stoli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *